LAJMI I FUNDIT:

“Kosova nuk rrezikohet nga sulmet terroriste”

“Kosova nuk rrezikohet nga sulmet terroriste”

Vdekja e Lavdrim Muhaxherit në Siri është paralajmëruar që Ballkanin do ta “prekin” sulmet e mundshme terroriste, përfshirë edhe Kosovën.

Por se sa është Kosova e prekur nga këto sulme, Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë politike e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë për Ekonomia Online se Kosova asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga këto sulme.


Megjithëse, edhe pse Kosova nuk është e rrezikuar si vendet e tjera, ajo thotë i kanë marrë masat me organizmat përkatës.

“Mënyra se si po punohet në këtë institucion është sikur nuk ka ndryshuar asgjë, sepse edhe pse jemi në pritje të krijimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të 11 qershorit, të gjitha detyrat dhe obligimet që ne i kemi duhet t’i kryejmë deri në momentin që kemi një ndërrim të qeverisë. Sa i përket terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ne jemi duke vazhduar me masa e përpjekje të njëjta që i kemi bërë deri më tash. Ne nuk kemi informacione që brenda Kosovës mund të ketë sulme të tilla. Edhe pse ne nuk jemi të rrezikuar si vendet e tjera, por kemi marrë masat me organizmat përkatës”, ka thënë ajo.

Mjekiqi ka potencuar që më e rëndësishmja e MPB-së është të punohet në parandalimin e rekrutimit të personave të cilët marrin rrugën për në Siri.

“Për neve kjo është më e rëndësishmja që të bëjmë parandalimin e rekrutimit të pjesëtarëve të cilët shkojnë në Siri. Pra, të mos vijmë në situatë të tilla që të rinjtë tanë të mos e lëshojnë prapë vendin që të jenë pjesë e luftërave në Siri”, ka shtuar ajo.

Gjersa fliste për parandalimin e rekrutimit dhe punën e Policisë që ka bërë në luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ajo ka shprehur besimin se ndryshimet e qeverive nuk prekin Policinë e Kosovës.

“Ndryshimet te Policia e Kosovës nuk do të ketë. Ju e dini që Drejtoria Kundër Terrorizmit në kuadër të Policisë do të mbetet aty, ndryshimi i vetëm do të ndodhë në kabinetet e ministrave dhe që do të ndryshojnë ministrat, kurse gjitha të tjerat do mbesin ashtu siç kanë nisur. Në këto procese nuk janë të lidhur vetëm stafi politik, por edhe stafi civil, dhe ky staf janë ura lidhëse mes neve dhe atë që vijnë pas”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori