Bota e qytetëruar edhe këtë vit, më 20 qershor shënon Ditën Botërore të Refugjatëve, duke bërë të njohura vuajtjet e miliona njerëzve të larguar nga shtëpitë e tyre.
Kombet e Bashkuara, të cilat edhe krijuan këtë ditë, tërheq veçanërisht vëmendjen tek nevojat e papërmbushura të afër 60 milionë personave, të shpërngulur nga konflikti, persekutimi, katastrofa natyrore dhe mungesa e ushqimeve, dhe si pasojë të detyruar të shpërngulen në gjithë botën, duke pritur një zgjidhje. Kjo ditë synon të na kujtojë të gjithëve se refugjatët nuk janë statistika pa fytyrë, por individë të vërtetë me dinjitet, të drejta dhe nevoja.
Çdo vit, shtete të ndryshme të botës strehojnë miliona refugjatë nga vende të ndryshme të botës, e në mesin edhe tyre edhe shumë bashkëkombës tanë.
Nuk kalon një ditë pa një tragjedi të re të refugjatëve, të cilën e shohim nëpër media, pa një tragjedi të fëmijëve, nënave, baballarëve që humbasin jetën e tyre, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i siguruar një vend më të mirë për jetesë apo për ti shpëtuar dhunës e persekutimit.
Në këtë sfond tragjik, nivelet shqetësuese të ksenofobisë dhe retorikës përçarëse politike për çështjet e azilit dhe migracionit, janë një kërcënim për marrëveshjet ndërkombëtare që mbrojnë njerëzit e detyruar të largohen nga lufta apo persekutimi.
Në vend të një ndarje të drejtë të barrës, ne po shohim kufijtë e mbylljes, në vend të vullnetit ka paraliza politike.
Qytetarët shqiptar të Republikë së Kosovës, e kanë përjetuar shumë herë ndjenjën e të qenurit refugjat. Ndjenjën e rëndë të ikjes nga toka e tyre, por më së keqi e kemi përjetuar në vitin 1999 për shkak të dëbimit nga forcat serbe të mbi një milion qytetarëve shqiptar nga Kosova drejt vendeve tjera.
Ne, më mirë se cilido popull në Evropë e dimë se çka do të thotë të ikësh nga shtëpia, familja, nga vendlindja.
Valët e migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve tjera nuk kanë të ndalur edhe përkundër thirrjeve të shumta nga qeveri të ndryshme që kanë qeverisur me vendin apo organizatave që merren me këtë problem shoqëror.
Me gjithë faktin se në Kosovë nuk ka statistika të sakta se sa është numri i personave që dëshirojnë, apo tentojnë të migrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të mbetet shqetësues.
Vendi ynë, urgjentisht duhet të kthej vëmendjen nga kjo dukuri shqetësuese sidomos për të rinjtë dhe profesionistët, të cilët duke mos parë perspektivë në Kosovë në mënyra të ndryshme, shpesh edhe duke rrezikuar gjithçka po vazhdojnë të ikin drejt vendeve evropiane dhe vende tjera për një jetë më të mirë apo më shumë mundësi.
Një gjë tjetër është edhe vetëdijesimi i qytetarëve tanë, përmes konferencave, simpoziumeve dhe mënyrave tjera të u shpjegohet rreth pasojave të ikjes/migrimit të paligjshëm. Duke e kuptuar thellësisht nevojën për punë dhe për të ardhmen e secilit, Republika e Kosovës duhet të ketë një vëmendje të posaçme, sidomos pas liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, për të mos ndodhur ndonjë valë tjetër e ikjes së qytetarëve tanë duke thyer rregullat e lëvizjes së lirë apo duke u paraqitur si refugjat në shtete të ndryshme evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'