Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve”.
Ky raport përmban informata të vlefshme lidhur me proceset e prokurimit dhe sa është arritur qëllimi për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Rrugët janë pasuri e rëndësishme për vendin si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë shoqëror. Për të siguruar qarkullim normal të qytetarëve ato duhet tё mirëmbahen. Për këtë qëllim Kuvendi i Republikës sё Kosovës çdo vit ndan buxhet tё caktuar pёr Organizatat Buxhetore. Gjatë periudhës kohore 2013 -2015, institucionet publike në nivel kombëtar, kishin shpenzuar mbi 31 milion euro për mirëmbajtje të rrugëve. Auditimi ynë është fokusuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Prishtinës, si shpenzuesit më të mëdhenj për mirëmbajtje të rrugëve në nivel kombëtarë”, thuhet në raportin e Auditimit.
Përmes këtij auditimi janë vlerësuar edhe aktivitetet lidhur me menaxhimin e procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rezultatet e arritura nga këto aktivitete.
“Objektiv parësor i mirëmbajtjes së rrugëve është sigurimi i qarkullimit normal. Organizatat Buxhetore e realizojnë këtë objektiv duke hyrë në marrëdhënie kontraktuese me OE përmes kontratave kornizë, kryesisht për arsye se punë të njëjta kryhen në vende të ndryshme dhe kohë të ndryshme përgjatë tërë periudhës së kontraktuar. Kontrata e përmban para-masën dhe synohet që kjo para-masë të realizohet 100%”, thekson raporti.
Auditimi ka nxjerrë në pah, se aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës, gjatë procesit të prokurimit për mirëmbajtje të rrugëve pjesërisht kanë arritur rezultatet e synuara. Procesi i prokurimit ka rezultuar me vonesa, aneks kontrata, konkurrencë të ulët si dhe në disa raste ka rezultuar me mos arritje të vlerës për para. Po ashtu, pavarësisht se sasitë e përafërta të punëve janë specifikuar në kontratë, realizimi në krahasim me planin kishte pasur dallime, kjo si pasojë e identifikimit joadekuat të nevojave.
“Për të përmirësuar proceset aktuale, kemi rekomanduar që procedurat e prokurimit të nisin më herët në mënyrë që mos të ketë nevojë për vazhdim të kontratave. Për të adresuar nivelin e ulët të konkurrencës kemi rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës që të konsiderojë ndarjen e mirëmbajtës së rrugëve në mirëmbajtje verore dhe dimërore në mënyrë që të ulet vlera e kontratave. Po ashtu, shpenzimet e bëra për mirëmbajtje të rrugëve duhet të regjistrohen në një bazë të të dhënave në mënyrë që të mundësohet analiza e shpenzimeve e cila do të shërbejë për planifikim në të ardhmen”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City