LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia e Kosovës zgjerohet edhe në kontinentin afrikan (Foto)

Diplomacia e Kosovës zgjerohet edhe në kontinentin afrikan (Foto)

​Diplomacia kosovare ka bërë edhe një shtrirje të re gjeografike, duke u bërë me përfaqësim dhe prezencë të përhershme diplomatike edhe në kontinentin afrikan.

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ramadan Gashi, i ka dorëzuar letrat kredenciale tek Presidenti i Shtetit të Senegalit, Macky Sall, duke u bërë Ambasadori i parë i akredituar dhe rezident i Kosovës në këtë shtet.

Sipas një komunikate të MPJ-së, në kuadër të kësaj ceremonie, Ambasadori Gashi ka falënderuar Presidentin senegalez për pritjen e ngrohtë në shtetin e tij, duke shprehur mëpas përkushtimin dhe vullnetin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin dhe zgjerimin e e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.


“Është privilegj që e përfaqësoj shtetin e Kosovës, në një vend me bukuri të jashtëzakonshme, por, para së gjithash, në vendin e paraardhësit Tuaj dhe themeluesit të shtetit të Senegalit, Presidentit, Léopold Sédar Senghor, me të cilin vendi i Juaj Z. President, por, edhe bota mburret me të. Personalisht, mburrem që  kam pasur rastin ta takoj, në Bruksel, dy herë radhasi gjatë vitit 1988, për t’i folur që në atë kohë për Kosovën, e cila pësonte okupimin dhe terrorin e regjimit komunist jugosllav dhe serb të asaj kohe.”, ka thënë Ambasadori Gashi.

Në vazhdim të takimit, Ambasadori Gashi, gjithashtu, e falenderoi Presidentin Sall për gadishmërinë e Senegalit për njohjen e shtetit të Republikës së Kosovës, që në ditët e para pas shpalljes së Pavarësisë.

“Vendi im, është përjetësisht falënderues që Ju jeni rreshtuar në mesin e vendeve të para të botës për të njohur pavarësinë e vendit tonë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë  dhe se nuk është i rastit fakti, që ne kemi zgjedhur Senegalin për të hapur Ambasadën tonë të parë në kontinentin e Afrikës”, theksoi Ambasadori Gashi.

Ai e ka njoftuar Presidentin senegalez, Sall, edhe mbi ecurinë e historikut të Republikës së Kosovës, ndërkohë që është diskutuar edhe mbi mbarëvajtjen e procesit të njohjeve dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori