LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër do të fillojë oplimpiada e shahut për personat e verbër

Në Ohër do të fillojë oplimpiada e shahut për personat e verbër

Prej sot deri më 29 qershor në hotelin “Metropol” në Ohër do të mbahet olimpiada e 15-të e shahut për persona të verbër dhe me shikim të dëmtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Olimpijada është nën organizim të Lidhjes kombëtare të të verbërve në Maqedoni në bashkëpunim me Federatën Kombëtare Sportive për të Verbërit në Maqedoni dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe presidentit të Maqedonisë.


Në këtë olimpiadë do të marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Kosova, Danimarka, Holanda, Ukraina, Britania, Afrika Jugore, Spanja, Italia, Sllovenia, Hungaria, Polonia, Suedia, Romania, Kroacia, Bullgaria, Lituania, Turqia, Rusia, India, Molldavija, Greqia, Gjermania dhe Mali i Zi./Telegrafi/