LAJMI I FUNDIT:

Psikologu për “Balenën e kaltër”: Situata është shqetësuese

Psikologu për “Balenën e kaltër”: Situata është shqetësuese

Loja virtuale e rrezikshme “Balena e kaltër” duhet të trajtohet me seriozitet të lartë. Këtë e thotë psikologu Fitim Uka, që ka thënë se situata në Kosovë nuk është alarmante.

“Ne duhet të mos bëjmë panik por ta trajtojmë çështjen me seriozitet. Edhe organet e rendit tashmë janë të njoftuar”, ka thënë Uka.

“Situata është shqetësuese”, ka thënë ai në “Ora e Fundit”.


“Realisht ajo çfarë po shohim sot është se kjo është një prej lojërave më agresive elektrike që ka rezultat me numër të madh të viktimave”.

Ai ka thënë se prindërit në vend në këtë kohë do të duhet që ta rrisin komunikimin me fëmijët e tyre dhe t’i mbikëqyrin se në çfarë faqesh nëpër internet qasen ata.

“Është e domosdoshme që të vendohet marrëdhënia e komunikimit me ta, duke mos i qortuar por duke i pyet se pse po e luajnë këtë lojë – nëse e luajnë tashmë”.

“Nuk kam marrë thirrje personalisht por kam dëgjuar nga kolegët që njerëzit janë drejtuar te ta”, ka thënë Uka duke iu referuar kërkesës për ndihmë të qytetarëve.

Shpikësi i lojës “Balena e kaltër”: Nxita 16 “mbeturina biologjike” të vrasin veten
Lexo po ashtu Shpikësi i lojës “Balena e kaltër”: Nxita 16 “mbeturina biologjike” të vrasin veten

Ai ka thënë se krijuesi i lojës “Balena e kaltër” është një psikolog i larguar nga studimet.

“Termi që përdoret më së shumti është terrorizëm. Mëveshet heroizmi dhe më pas gjithçka përfundon me vetëvrasje”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
Kalo në kategori