LAJMI I FUNDIT:

Dënohet personi që iu gjetën 32 fletëvotime

Dënohet personi që iu gjetën 32 fletëvotime

Gjykata Themelore në Pejë e dënoi Ranko Zdravkoviqin nga Gorazhdeci i Pejës për cenim të përcaktimit të votuesve.

Zdravkoviq u dënua me burg, por me pajtim të tij ky dënim iu kthye në gjobitje.


“Gjykata ia përcakton dënimin me burg në në kohëzgjatje prej 6 muajve. Me pëlqimin e të pandehurit Zdravkoviq Ranko, dënimi me burg të pandehurit i zëvendësohet në dënim me gjobë, në shumë prej 700 euro (shtatë qind euro), e të cilin dënim i pandehuri është i obliguar që ta paguajë në afat prej 60 ditëve”, thuhet në aktgjykimin e themelores në Pejë të siguruar nga KALLXO.com.

Gjykata më tutje sqaron se nëse Zdravkoviq nuk e paguan gjobën në afatin e përcaktuar, atij do t’i kthehet prapë dënimi me burg.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ranko Zdravkoviq më 11 qershor 2017 në Shkollën Fillore “Janko Joviçeviq” në Gorazhdec të Pejës  si simpatizues i Listës Serbe duke shfrytëzuar paaftësinë profesionale të votuesve, u ka sugjeruar atyre të votojnë për personat e cekur në fletëvotimet e plotësuara, të cilat i pandehuri i posedonte me kandidatët e caktuar.

Atij i janë gjetur 32 fletëvotime, prej të cilave 27 ishin të shënuara me kandidatë të njëjtë.

Aktakuza ndaj Zdravkoviqit ishte e para e ngritur në lidhje me zgjedhjet e 11 qershorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori