Për zgjedhjet e parakohshme nacionale që u mbajtën me 11 qershor 2017, institucioni i Prokurorit te Shtetit njofton qytetarët se gjatë tërë procesit të zgjedhjeve, prokurorët kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryerësve të veprave penale kundër të drejtës së votimit.
Në kuadër të mbrojtjes së votës, Koordinatorja nacionale, Laura Pula, ka thënë së për dallim nga keqpërdorimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e vitit 2014 në të cilat janë përfshirë 58 persona, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Prokurori i Shtetit deri më tani ka në proces të ndjekjes penale vetëm 13 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votës dhe veprave tjera që ndërlidhen me procesin zgjedhor.
“Prokurori i Shtetit gjatë procesit zgjedhor ka reaguar në të gjitha informatat e paraqitura për veprat e pretenduara penale kundër të drejtës së votimit. Gjatë këtij procesi zgjedhor Prokurori i Shtetit e deri me sot 16 qershor 2017, ka pranuar 12 kallëzime penale ndaj 13 personave të dyshuar si kryerës të veprave penale kundër të drejtës së votimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.
Sipas njoftimit, kallëzimet penale të pranuara dhe të proceduara janë si në vijim:
1. Një (1) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 213, në komunën e Graçanicës, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë;
2. Një (1) të dyshuar (vëzhgues) për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 214, në komunën e Obiliqit që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë;
3. Një (1) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 220, në komunën e Graçanicës. Prokuroria Themelore në Prishtinë me 12 qershor 2017 ka ngritur aktakuzë, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë me 13 qershor 2017 ka marrë aktgjykim dënues.
4. Një kallëzim Penal kundër OJQ-së “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejtat e Njeriut dhe studime politike” dhe personit përgjegjës të saj në drejtim të veprës penale“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 283 dhe veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare” nga neni 437 KPK, të pranuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
5. Një (1) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje e kandidatit” nga neni 211 në komunën e Pejës. Prokuroria Themelore në Pejë me 12 qershor 2017 ka ngritur aktakuzë;
6. Një (1) të dyshuar (vëzhgues) për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 214, në komunën e Pejës. Prokuroria Themelore në Pejë me 16 qershor 2017 ka ngritur aktakuzë me marrëveshje për pranimin e fajësisë në Gjykatën Themelore në Pejë, e cila me 16 qershor 2017 ka shqiptuar aktgjykim dënues.
7. Një (1) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 213, në komunën e Gorazhdecit. Prokuroria Themelore në Pejë me 12 qershor 2017 ka ngritur aktakuzë, ndërsa Gjykata Themelore në Pejë me 12 qershor 2017 ka marrë aktgjykim dënues;
8. Një (1) të dyshuar (Komisioner) për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 219 në komunën e Deçanit, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Pejë;
9. Një (1) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 213, në komunën e Prizrenit, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Prizren;
10. Një (1) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lajmërimi i apo kallëzimi i rremë”, nga neni 390 në komunën e Vitisë, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Gjilan;
11. Një (1) të dyshuar (vëzhgues) për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 214, në komunën e Ferizajt, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj;
12. Dy (2) të dyshuar (një menaxher dhe një komisioner) për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 216, në komunën e Shtërpcës, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Në fund të njoftimit thuhet se nga të gjitha rastet e lartcekura, tani më janë ngritur katër (4) aktakuza dhe janë shqiptuar tre (3) aktgjykime dënuese.
“Prokurori i Shtetit njofton qytetarët se do të vazhdojë me procedurat hetimore për të gjitha rastet tjera që janë në procedurë e sipër, si dhe çdo rasti tjetër që do të paraqitet, ku të gjitha këto raste do të trajtohen me prioritet”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City