LAJMI I FUNDIT:

PSP nuk ka marrë njoftim se Dodevski nuk do t’i mbrojë funksionarët e OBRM-PDUKM-së

PSP nuk ka marrë njoftim se Dodevski nuk do t’i mbrojë funksionarët e OBRM-PDUKM-së
????????????????????????????????????

Ndryshimet në ekipet e avokatëve nuk ndikojnë në hetim, thonë burime nga PSP për Telma pas publikimit të lajmit se ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka angazhuar ish-prokurorin shtetëror Ljupço Shvërgovski si avokat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime nga PSP thonë se deri tani nuk kanë marrë njoftim as me shkrim as me gojë, se avokati Nikolla Dodevski tërhiqet nga mbrojtja e funksionarëve të OBRM-PDUKM-së.

Avokatë nga ekipi i Dodevskit, thonë se marrëveshja për bashkëpunim mes Dodevskit dhe OBRM-PDUKM-së skadon në fund të muajit, atëherë edhe kur përfundon afati i PSP-së për ngritje akuzash./Telegrafi/