LAJMI I FUNDIT:

Dikush i “zhytur deri në fyt” e dikush më pak, këta janë politikanët kosovarë që janë në kredi

Dikush i “zhytur deri në fyt” e dikush më pak, këta janë politikanët kosovarë që janë në kredi

Politikanët e pasur të Kosovës, së paku disa prej tyre, e kanë vetëm një të përbashkët me popullin e varfër, marrjen e kredive. E dallimi me popullin është në të ardhurat vjetore, të cilat i kanë shumëfish më të larta, e po ashtu dhe paratë që i kanë në banka.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencisë Anti Korrupsion, shumica e deputetëve të cilët janë të pasur, që kanë shuma të mëdha të parave në banka, rroga të majme, e miliona pasuri të paluajtshme kanë deklaruar se kanë edhe kredi – për renovim të shtëpisë, apo dhe për martesë të fëmijëve.

Kredisë përveç qytetarëve, të cilët janë detyruar t’i marrin duke pasur parasysh gjendjen financiare, nuk i ka shpëtuar as presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar para të gatshme në bankat e Kosovës në vlerë prej mbi 300 mijë euro dhe të hyra vjetore mbi 58 mijë euro, por ka dhe kredi 25 mijë e 406.15 euro.


Edhe deputeti i VV-së, Faton Topalli, vazhdon t’i prijë listës si deputeti më hyra më të larta vjetore, pasi që ai së bashku me bashkëshorten e tij, kanë deklaruar të hyra vjetore prej 146 mijë e 144 euro, nga pagat e marra në Zvicër dhe në Kosovë, ndërkaq para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka në vlerë prej 41 mijë e 350 euro.

Me gjithë shumat e mëdha të të hyrave, as Faton Topalli, nuk i ka shpëtuar kredisë, pasi që ka deklaruar kredi rreth 500 mijë euro.

Edhe deputeti i PDK-së, Adem Grabovci i cili ka mbi 31 mijë euro të hyra vjetore, së bashku me bashkëshorten e tij, ka kredi në vlerë prej 15 mijë euro.

E pa kredi nuk është as ish-shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti i cili së bashku me bashkëshorten e tij ka të hyra vjetore në vlerë prej 50 mijë euro, por e ka dhe kredinë për ndërtimin e shtëpisë në vlerë prej 50 mijë euro.

Kredi ka edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj, i cili ka të hyra vjetore në vlerë prej 23 mijë euro dhe pasuri të paluajtshme në vlera të mëdha, dhe kredi prej 75 mijë euro.

Në kredi është edhe kryetari i VV-së, Visar Ymeri i cili ka para të gatshme në institucionet financiare prej 52 mijë e 273 euro, e të hyra vjetore rreth 28 mijë euro, ka kredi prej 18 mijë euro.

I zhytur “deri në fyt” në kredi është edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili edhe pse ka rreth 200 mijë euro para të gatshme në banka, e të hyra vjetore prej rreth 30 mijë euro, e ka një kredi rreth 150 mijë euro. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori