Vajza adoleshente nga Gjirokastra rrëfen sesi e përfshinë njerëz të panjohur në internet në lojën vrasëse Balena blu.
Ajo tregon sesi dëmtonte veten fizikisht dhe i dërgonte foto kriminelëve në distancë. Dhe sesi u zbulua nga mësuesja e shoqet. Adoleshentja paralajmëron moshatarët t’i rrinë larg lojës që mund t’u marri edhe jetën.
“Kam lozur lojën Balena Blu e cila është një lojë e rrezikshme.
Kam luajtur në telefonin e shoqes sime e cila e kishte si aplikacion në telefon dhe bashkë me atë luajtëm. Pasi nisëm ta luanim këtë lojë të rrezikshme ka qenë shumë e vështirë për ta lënë, pavarësisht se informacionet i kam marre pasi kam nisur ta luaj lojën. Por ka qenë shumë e vështirë për ta lënë. Loja na kërkonte disa veprime të rrezikshme për ta bërë si për shembull, të kërkonte informacionet e tua si emri, ditëlindja, mosha, emrat e prindërve dhe informacione rreth vetes. Të kërkonin fotot e tua dhe të prindërve. Komunikimi bëhej në anglisht jo shqip, se ajo lojë nuk është bërë këtu. Gjithashtu kërkonte të gjuaje veten me shpullë dhe që të ishte i sigurt të kërkonte foto. Kërkonin të rrije pa bukë, të zgjoheshe në ora 4.00 të mëngjesit, ose të presësh duart në formën e balenës ose damarët.
Aktualisht unë kam arritur në nivelin 33 që të kërkonte të prisje damarët gjë që unë nuk e arrita dhe pata guximin që para një dite, pra para se të shkoja në nivelin 33 u kam thënë shoqeve se e luaj këtë lojë, nuk e di si po ai më kishte kërkuar që të mos i tregoja njeriu. Dhe shokët e mi menduan që të premten që s’kisha shkuar në shkollë mos më kishte ndodhur ndonjë gjë dhe lajmëruan mësuesen dhe i thanë se unë e përdorja këtë lojë të rrezikshme. Dhe ajo më ka ardhur në ndihmë dhe e denoncoi edhe në polici këtë lajm.
Ju them të gjithë bashkëmoshatarëve dhe prindërve që të mos e luajnë këtë lojë se është e rrezikshme dhe janë të gjitha të vërteta dhe ata të thonë që nëse vdes fiton lojën ose ngjallesh prapë, gjë që s’është e vërtetë se unë s’kam parë njeri që të ngjallet. Dhe nëse në rrjetet sociale ju flet Balena Blu, se ju flet edh aty dhe ju merr edhe numrin e telefonit, ju duhet t’i thoni “jo” ose të shkoni në polici ta denonconi”, rrëfen vajza. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak