LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj duhet t’i ketë mbi 12 deputetë që PDK t’ia jep mandatin për kryeministër?

Haradinaj duhet t’i ketë mbi 12 deputetë që PDK t’ia jep mandatin për kryeministër?

Ramush Haradinaj duhet t’i ketë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e AAK-së dhe Nismës në mënyrë që ta marr mandatin nga partneri i madh PDK për ta bërë Qeverinë.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës për KosovaPress.

Ky zyrtar, i cili sipas KP, nuk ka dashur që të dalë me emër është shumë i afërt me kryetarin e partisë Kadri Veseli dhe ka qenë pjesë e negociatave për koalicionin parazgjedhor në orët e fundit të datës 10 maj mes PDK-së në njërën anë dhe AAK dhe Nismës në anën tjetër.


Ky zyrtar, thotë gjithashtu se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma do ta formojë Qeverinë me njërën nga partitë që kanë vota më pak se PAN-i që nënkuptohet me Lëvizjen Vetëvendosje ose LDK-në.

Sipas këtij zyrtari, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja do të fillojnë negociata me partitë që janë renditur e dyta dhe e treta.