Dy prokurorë të Përgjithshëm, ai i Marylandit dhe Distriktit të Kolumbias, planifikojnë të hedhin në gjyq presidentin Donald Trump për faktin se ka pranuar, sipas tyre, miliona dollarë nga qeveri të huaja për sipërmarrjet e veta, duke shkelur një klauzolë kushtetutese kundër korrupsionit.
“Washington Post” shkruan se shefi i Shtëpisë së Bardhë ia ka transferuar kontrollin e bizneseve të tij dy djemve, Donald Junior dhe Eric, pikërisht për të shmangur konflikte të mundshme interesi gjatë mandatit presidencial.
Por dy prokurorët demokratë, Karl A. Racine dhe Brian Frosh pretendojnë se kreu i adminsitratës ka anashkaluar shumë nga premtimet për t’i mbajtur të ndara detyrimet publike nga interesat private, mes të cilëve edhe zotimin që të informohet rregullisht mbi shëndetin financiar të shoqërisë.
Nëse një gjykatës federal do t’i japë “dritën jeshile” procedurave, një ndër hapat e para mund të jetë kërkesa e një kopjeje të deklaratës së të ardhurave, që Trump deri tani ka refuzuar ta bëjë publike.
Ajo mund t’i ndihmojë hetuesit të shohin në ç’pikë është situata e tij e biznesit jashtë kufijve. Ankesa bazohet në “klauzolën mbi shpërblimet”, një dispozitë e Kushtetutës amerikane që i ndalon çdo personi me post publik të pranojë dhurata, shpërblime, poste apo tituj të çdo lloji, nga një mbret, një princ apo një shtet i huaj, pa miratimin e Kongresit, transmeton tch.
Një padi të ngjashme pati depozituar në janar OJQ-ja antikorrupsion “Citizens for Responsibility and Ethics in Washington”, por ankesa e re është e para e paraqitur nga subjektet qeveritare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin ‘verdiktin e tyre’ pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet