Salla në Pallatin e Kongreseve duhet të ishte plot. Kanë nisur trajnimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për procesin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Por, trajnuesit, shumica punonjës të administratës shtetërore, e kanë bojkotuar procesin.
Arsyeja është se nuk marrin dot leje në vendin e punës. Rregullat e forta për të ndalur pjesëmarrjen e administratës në fushatë gjatë orarit zyrtar kanë penalizuar edhe administratën e organizimit të zgjedhjeve. Përfaqësuesit e KQZ-së thonë se nëse nuk gjendet zgjidhje, situata mund të rëndohet kur duhet të nisin punën komisionerët.
Në ditën e parë trajnimi bëhej për Tiranën, Durrësin, Kukësin dhe Elbasanit dhe në sallë ishin të pranishëm 40 trajnues, prej të cilëve 10 ishin të rinj. Kjo është një orë normale trajnimi, ku përfaqësuesja e KQZ jep udhëzimet për trajnuesit, duke nisur nga vulat, fletët e votimit dhe kutitë me materialet zgjedhore.
Në orët e pasdites, prej orës 16:00 deri në ora 19:00, pritet që të ketë një numër më të lartë pjesëmarrësish, pasi janë orët pas orarit zyrtar të punës. Kryetari i KQZ, Klement Zguri thotë se shqetësimi i ngritur për mungesën e komisionerëve në trajnim, rrezikon të gjithë procesin.
“Shqetësimi erdhi në të gjitha nivelet. Ankimet i bënë përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore. Bëhej fjalë për të gjithë territorin e Shqipërisë. Ne nuk kemi një databazë të tillë se ku punojnë ata. Komisionerët kanë disa kritere në momentin kur propozohen nga subjektet zgjedhore si anëtarë komisionesh. Shqetësimi ishte në parim. Ishte i vërtetë sepse u ngrit nga përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore, për sa kohë është ngritur nga vetë komisionerët që vetë e ndjejnë frikën dhe pasigurinë që mund të shfaqet në vendet ku ato punojnë, por nuk ka lidhje fare me ministri përkatëse. Janë punonjës bashkie dhe punonjës të ndërmarrjeve lokale”, tha Klement Zguri, kryetar i KQZ-së.
Zguri thotë se KQZ-ja dhe vetë komisionerët në këtë rast, kanë një tjetër sfidë përveç lejeve nga drejtoritë dhe institucionet përkatëse.
“Shqetësimi mban mbi vete edhe sfidën e kohës. Në një periudhë normale komisionet ndërtoheshin në 90 ditë para datës së zgjedhjeve, tashmë e dimë, koha nuk është aleati jonë, përkundrazi, kanë mbetur vetëm 20 ditë larg zgjedhjeve, momenti kur vendimi u mor. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për t’i trajnuar që ata të jenë të aftë profesionalisht për të administruar një proces zgjedhor”, thotë ai.
Por çfarë do të ndodhë në qoftë se edhe këto zgjedhje do të shoqërohen nga problematika e zakonshme, ndërrimi i komisionerëve në momentin e fundit.
“I është lënë këtyre një e drejt ndoshta e shtuar, që mund të bëjnë lëvizje ndoshta edhe në momentet e fundit, gjë që ndikon në një farë mënyre në proces, sidomos në momentet e numërimit të votave ku procedurat që janë krejt teknike për shkak të politizimit dhe interesave që shfaqen dukshëm, komisionerët ndërrohen ose janë të intimiduar të marrin vendime sipas porosive politike. Kjo nuk është korrekte. Ky është një problem që do të duhet të ngrihet në Kuvendin e Shqipërisë. Besoj se është shumë e arsyeshme qe komisionet “Ad Hoc” që do të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor, për fushat që ato do të vlerësojnë, shpresoj që një nga pikat të jetë kjo”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!