LAJMI I FUNDIT:

LDK: Në Skenderaj militantët partiakë janë para qendrave të votimit

LDK: Në Skenderaj militantët partiakë janë para qendrave të votimit

Besnik Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë të dielën në një konferencë për media se procesi zgjedhor në përgjithësi ka shkuar mirë me përjashtim të disa shkeljeve siç është grumbullimi i militantëve partiakë para qendrave të votimit në Skenderaj.

“Vlerësimi ynë për zgjedhjet është përgjithësisht pozitiv, me gjithë vërejtjet që kemi në disa raste që ndërlidhen me pengimin e vëzhguesve tonë që të përmbushin misionin e tyre. Raste të tilla janë evidentuar në Skenderaj në Qendrën e Votimit 2105B si dhe grumbullimin e militantëve partiak pranë qendrave të votimit duke provuar që t’iu bëhet presion votuesve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se shqetësues është edhe rasti i OJQ-së tashmë të njohur, pjesë e së cilës janë identifikuar edhe asamblistë të KK të Gjakovës nga PDK.


“Sido që të jetë, në ftojmë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë edhe këtë pjesë të kohës së mbetur dhe të përmbushin obligimin e tyre qytetar përballë venit të tyre. Ndërsa, ne kërkojmë që konformë rregullave zgjedhore, qytetarëve që do të jenë në radhë në momentin e përfundimit të orarit të përcaktuar zyrtar t’u lejohet pa përjashtim ushtrimi i të drejtës së votës”, ka deklaruar Krasniqi.

Në fund ai i ka ftuar të  komisionerët dhe vëzhguesit që gjatë procesit të numërimit të kryejnë detyrën e tyre me nderë dhe saktësi me qëllim që në asnjë mënyrë të mos ndodhë deformimi i vullnetit të qytetarëve i shprehur përmes votimit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori