LAJMI I FUNDIT:

Pula: Deri tash janë hapur pesë lëndë kundër shtatë personave

Pula: Deri tash janë hapur pesë lëndë kundër shtatë personave

Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, duke komentuar procesin e sotëm të votimit, ka theksuar se në bazë të informacioneve të institucionit që përfaqëson, gjendja është e mirë.

Për Telegrafin ajo ka thënë se deri në orën 15:00, në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka pasur disa raste të raportuara të, cilat sipas tij, “jo të gjitha përbëjnë vepër penale”.


“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kemi disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Deri më tani janë hapur pesë lëndë kundër shtatë personave. Në Prishtinë kemi një rast kundër një personi për të cilin është bërë kërkesë për paraburgim për veprën penale – Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve. Në Pejë kemi një rast kundër një personit i cili është në ndalim për veprën penale – Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve. Në Gjilan kemi një rast kundër një personi i cili gjendet në ndalim. Në Prizren kemi një rast kundër tre personave të cilët janë duke u intervistuar për veprën penale – cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve. në Mitrovicë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar. E, në Ferizaj kemi një rast kundër një personi i cili është në ndalim për veprën penale – Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve”, ka thënë Pula. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori