Interi shpreson të përdorë Paris Saint-Germainin në mënyrë që të detyrojë Manchester Unitedin të rrisë ofertën e Ivan Perisic në € 55 milion, pretendon Tuttosport.
Trajneri i ri Luciano Spalletti do të dëshironte ta mbante Perisic, por anësori i reprezentacionit të Kroacisë ka më shumë gjasa të ngrejë një tarifë të madhe transferimi dhe të balancojë librat financiar të klubit.
Oferta më e fundit nga Manchester United besohet të jetë 40 milionë euro plus bonuset, por është larg nga çmimi prej 55 milionë eurosh.
Mund të ketë një zhvillim javën e ardhshme, pasi drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Antero Henrique do të fluturoj në Milano të hënën për negociata.
Në mesin e një sërë takimesh, ai gjithashtu do të pyes Interin për disponueshmërinë e Perisicit, duke vënë më shumë presion tek Manchester Unitedi për të rritur ofertën.
Është raportuar se Jose Mourinho personalisht është i bindur për Perisic për të ardhur në Old Trafford, por zhvillimet e fundit do të tregojnë gjithçka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë