LAJMI I FUNDIT:

Partitë mobilizohen për t’i ruajtur bastionet

Partitë mobilizohen për t’i ruajtur bastionet

Rritja e madhe e numrit të vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor, zvogëlon mundësinë e manipulimeve me vota.

Partitë politike kanë angazhuar numër të madh të vëzhgueseve për t’i eliminuar manipulimet me vota nëpër bastionet e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) bastion të saj e ka pasur rajonin e Drenicës ku në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur nga mbarimi i luftës e deri më tash ka marrë më shumë vota sesa partitë tjera, të cilat kanë qenë në garë.


Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) regjionin besnik e ka rajonin e Llapit, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbështetet fuqishëm nga rajoni i Dukagjinit, ndërsa subjektet tjera politike nuk kanë një qytet apo regjion të caktuar si burim votash.

Në zgjedhjet e mëhershme të mbajtura në Kosovë janë parë manipulime nga më të ndryshmet gjatë procesit zgjedhor sidomos në qytetet bastione të partive politike që u sillnin fitore jashtë pritshmërisë.

Kujtojmë zgjedhjet e vitit 2010 ku mbahen mend manipulimet, vjedhja e votave dhe mbushja e kutive. Mirëpo si duket këtë herë një veprim i tillë do të jetë vështirë i realizueshëm.

Të paktën kështu thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, këtë vit procesi zgjedhor do këtë rrjedhojë normale, pasi nuk do të ketë hapësirë për manipulime nga vëzhguesit, komisionarët apo edhe nga shoqëria civile.

Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kësaj radhe monitorimi do të jetë më rigoroz e nuk do të lejohet të ndodhin manipulime siç kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori