LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia i analizon kërcënimet e xhihadistëve

Maqedonia i analizon kërcënimet e xhihadistëve

Kërcënimet nga sulmet terroriste kanë shqetësuar rajonin. Ata u paraqitën përmes ‘Rumijah’, përfaqësues të ISIS-it, për sulme ndaj Ballkanit, duke adresuar fjalimet e tyre drejt Serbisë dhe Kroacisë, por edhe deri te jofetarët në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Sanxhak, përcjell Telegrafi maqedoni.

Nga MPB thonë se në Maqedoni edhe më tej qëndron nivel i lartë i sigurisë, ndërsa pas kërcënimeve të reja të xhihadistëve për sulm në Ballkan, shërbimet do të bëjnë vlerësimin për nivelin e duhur të masave. Ekspertë të sigurisë dyshojnë edhe në lojërat e ‘agjentëve’.

Kundër kërcënimeve globale nga ISIS, Maqedonia herën e fundit i ka përforcuar masat e sigurisë dhe aktivitetet në tërë territorin e shtetit, për kohën e festave të Pashkëve. Nga MPB thonë se ato masa nuk janë ndërprerë, përkundrazi kanë forcuar nivelin e sigurisë në objektet e mëdha, por edhe në vendet e tubimeve masoviike-kulturore dhe manifestimeve sportive.


Nga MPB poashtu thonë se shërbimet do të bëjnë vlerësime të përshtatshme për masat e ardhshme dhe nevojën e tyre.

Ekspertë vendorë për çështje sigurie thonë se situata patjetër të analizohet me vëmendje. /Telegrafi/