LAJMI I FUNDIT:

Gjenocidi në Srebrenicë nuk do të shfaqet në tekstet serbe në Bosnje

Gjenocidi në Srebrenicë nuk do të shfaqet në tekstet serbe në Bosnje

Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocid.

Presidenti i Republikës serbe, Milorad Dodik, ka qenë shumë i qartë të martën. Ai denoncoi dëshirën për të mashtruar studentët që duan të mësojnë në shkolla se një masakër është kryer më 1995, si dhe për rrethimin e Sarajevës.

Nxënësit serbë në Bosnjë nuk do të gjejnë më në librat e tyre shkollore përmendjen e masakrës së Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës, paralajmëroi të martën presidenti i saj, Milorad Dodik. Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocidit.


Kjo është masakra më e keqe që është kryer në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore. Dhe, gjatë luftës ndërkomunitare nga viti 1992 deri më 1995 Sarajeva ishte nën rrethim nga të njëjtat forca të armatosura, ku bombat dhe snajperët vranë rreth 10’000 persona.

Në këtë drejtim, gazeta “Courrier des Balkans” ofron një “pasqyrë të çështjeve dhe polemikave në vendet e ndryshme” në këtë rajon të Evropës, sepse asgjë, sipas kësaj gazete, nuk “është më e ndjeshme se sa përmbajtja e teksteve shkollore, veçanërisht në disa disiplina, ku bëhet fjalë për “identitetin”, pra në fushën e historisë dhe letërsisë, transmeton albinfo.

Përkundër përpjekjeve nga disa rrjete për të promovuar një qasje pluraliste ndaj historisë, tekstet janë përdorur shpesh për t’i futur versionet nacionaliste. Prandaj, edhe gjejmë një titull shumë të qartë të botuar nga gazeta “Blic”, një tabloid serb i botuar në Beograd: “Fëmijët nuk do të mësojnë se serbët kryen gjenocid, sepse kjo nuk është e vërtetë”.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori