LAJMI I FUNDIT:

Më 11 qershor, prokurorët 24 orë në dispozicionin e qytetarëve

Më 11 qershor, prokurorët 24 orë në dispozicionin e qytetarëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot ka mbajtur tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017”, ku u diskutua për përgatitjen dhe gatishmërinë e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve.

Betim Musliu, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka prezantuar projektin e monitorimit në ditën e votimit më 11 qershor 2017, sipas të cilit IKD në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizatën Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetje të Ambasadës Amerikane, do të kenë monitorues mobilë dhe monitorues statik në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e pjesës veriore.

“Në të gjitha këto komuna ju do ta keni një adresë të monitoruesit tonë, i cili do të jetë lëvizës, me veturë, për të bërë çdo monitorim të aktiviteteve të Policisë dhe Prokurorisë, se si do të reagojnë në cilindo incident eventual që mund të ndodhë në ditën e votimit”, tha ai.


Sipas Musliut, monitoruesit do të kenë kontakte edhe me policët dhe prokurorët kujdestarë që janë në të gjitha këto rajone, ndërsa bëri të ditur se në ditën e zgjedhjeve përveç monitoruesve mobil, do të jetë edhe qendra e monitorimit në IKD, së bashku me GLPS dhe INPO, ku të gjitha informatat e monitoruesve do të jenë të mbledhura, do të sistemohen dhe në mënyrë sistematike do të bëhet informimi i publikut.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula tha se është krijuar Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelin e Ankesave dhe Parashtresa (PAP) si dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për shkak të vazhdimit ndërinstitucional dhe efikasitetit të ndërmarrjeve të veprimeve të menjëhershme, nëse cenohet e drejta e qytetarit gjatë votimit.

Pula shpalosi planin e brendshëm të veprimit, sipas të cilit në teren janë të koordinuar dhe caktuar 100 prokurorë, së bashku me staf mbështetës, të cilët do të operojnë dhe kooperojnë në 38 komuna të Kosovës, bashkë me hetuesit e Policisë së Kosovës.

“Në vendet ku ka zyre të prokurorit, do të qëndrojnë në zyrë, ndërsa në komunat ku nuk kemi zyre do të qëndrojnë së bashku me hetuesit e Policisë së Kosovës. Prokurorët do të jenë 24 orë në dispozicionin e qytetarëve, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit e deri sa të numërohet vota e fundit, në qendrën e numërimit të votave”, tha Pula.

Pula siguroi se do të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që tentojnë të manipulojnë votën e lirë të qytetarit, dhe njëkohësisht t’a prishin procesin zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori