LAJMI I FUNDIT:

Kolegji Europian i Kosovës, me sistem finlandez të edukimit

Kolegji Europian i Kosovës, me sistem finlandez të edukimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami gjatë tryezës debatuese me studentët dhe profesorët e Kolegjit Europian të Kosovës theksoi se Kolegji Europian i Kosovës ka marrë hapat e duhur për të siguruar cilësinë si dhe orientimin e duhur, duke u fokusuar në programet ndërkombëtare dhe ato profesionale.

Në kuadër të tryezës debatuese me temën “Rëndësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës”, Bajrami gjithashtu theksoi ndryshimet dhe të arriturat e ministrisë që ai drejton duke filluar nga largimi i taksës së jashtëligjshme për institucionet private, krijimin e barazisë së kolegjeve private dhe universiteteve publike, përkrahjen e studentëve kosovarë me mbi 100 bursa vetëm vitin e kaluar për studime jashtë vendit si dhe fokusimin e strategjisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në krijimin e kuadrove profesionale për tregun e punës.


Ndërsa, profesor Ali Bajgora, Rektori i Kolegjit Europian i Kosovës njoftoj të pranishmit se gjatë 3 viteve të kaluara Kolegji Europian i Kosovës ka krijuar mbi 100 marrëveshje bashkëpunimi, duke iu mundësuar studentëve nga Kosova që të transferohen në universitete ndërkombëtare si dhe arritjen më të madhe deri tani, marrëveshjen dhe akreditimin e një programi me universitetet angleze, marrëveshje kjo që mundëson 2 vite studimi në Kosovë, ndërsa vitin e fundit në një nga universitetet partnere angleze në Angli dhe marrjen e diplomës angleze të njohur në gjithë botën.


Kolegji Europian i Kosovës si institucion europian i arsimit të lartë aplikon sistemin finlandez të edukimit i cili është i orientuar në tregun e punës dhe studentëve qysh nga viti i parë iu ofrohen falas trajnime, vizita studimore, mysafirë folës si dhe punë praktike në kompanitë më të njohura vendore dhe ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori