LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet nga topogani dhe rrëshqet mbi ujë sikur të ishte mbi akull (Video)

Lëshohet nga topogani dhe rrëshqet mbi ujë sikur të ishte mbi akull (Video)

Ky është një moment paksa i pabesueshëm në shikim të parë, kur një i ri lëshohet nga topogani dhe arrin të rrëshqas deri në fund të pishinës, dhe të dal nga ajo pa u lagur fare sikur të kishte ecur mbi asfalt.

Videoja e publikuar në Twitter ka nxitur dyshime nëse bëhet fjalë për një video origjinale, apo të montuar me efekte speciale, transmeton Telegrafi.

Në momentin që ky i ri lëshohet nga tobogani në momentin që ka kontakt me ujin rrëshqet mbi ujë dhe arrin të dal në anën tjetër të pishinës, nga ku vesh bluzën dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.


Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, që veprimi i këtij të riu ka habitur të gjithë me aftësitë e tij për të rrëshqitur mbi ujë pa u zhytur. /Telegrafi/