LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me djaloshin që ka një bisht në pjesën e poshtë të shpinës: Njerëzit besojnë se është vepër e Perëndisë, dhe mijëra prej tyre presin t’ia prekin qimet (Foto/Video)

Njihuni me djaloshin që ka një bisht në pjesën e poshtë të shpinës: Njerëzit besojnë se është vepër e Perëndisë, dhe mijëra prej tyre presin t’ia prekin qimet (Foto/Video)

Djaloshi tetëvjeçar Dulh Sing është bërë i njohur në Indi, për faktin se në shpinë i janë formuar disa qime të cilat me kalimin e kohës morën e formën e një bishti.

Besimtarët e kësaj zone besojnë se është vepër e Perëndisë. Ndërsa vogëlushi që jeton më dajën e tij, thotë se çdo ditë para shtëpisë së tij krijohen kolona të gjata të njerëzve që kërkojnë nga Singu i vogël “bekimin”, transmeton Telegrafi.

“Nëna e tij kishte planifikuar t’ia pres bishtin, por kishte vdekur para se të ndërmarrë një veprim të tillë. Prej atij momenti kam filluar të kujdesem për të, dhe nuk po më shkon ndërmend që t’ia pres”, ka deklaruar daja i vogëlushit Sahib.


Tezja e të riut është munduar t’ia shpjegojë mediave lokale se pse nëna e tij kishte planifikuar t’ia pres bishtin.

“Njerëzit besojnë se ai është Perëndia Hanuman. Besimtarët udhëtojnë dhe përshkojnë mijëra kilometra që t’ia prekin bishtin”, ka shtuar ajo.

Sing shumicën e kohës e kalon duke qëndruar i varur në dru, i pëlqen të ngjitet lart e poshtë dhe të kërcej nga degët.

“Njerëzit vijnë tek unë duke kërkuar bekimin nga unë. Nuk e di cila është arsyeja, por besoj se ata shohin në mua Hanumanin. Por disa fëmijë qeshen me bishtin tim. Më quajnë me emra të ndryshëm, ata nuk janë miqtë e mi”, ka deklaruar djaloshi.

Daja Sahib thotë se njerëzit besojnë se Singu ka aftësi mbinjerëzore.

“Besojnë se ai mund të shëroj çdo lloj sëmundje. Njerëzit që e vizitojnë nuk më pengojnë, sepse nuk mund t’ua ndalojë, por i lus që mos kërkojnë bekimin nga ai”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1zUTGVxCRRo

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Interesante
Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
Taksia

Taksia "luksoze" që po bëhet virale në rrjete sociale - ofron WiFi falas, ushqime dhe medikamente

Interesante
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?

Interesante
Kalo në kategori