Edhe pse me njëqindenjë probleme e parregullsi procedurale, mërgatës kosovare i njihet e drejta e votës, pavarësisht se ata njerëz jetojnë jashtë kufijve shtetëror të Kosovës. Rëndom ndodhë edhe me shtetet e Ballkanit problematik, siç është Serbia për shembull. Madje, kjo e fundit guxon edhe të gjithë procesin zgjedhor ta organizojë brenda kufijve territorial e politik të Kosovës.
Shtrohet pyetja se çka ndodhë me shqiptarët e “Luginës”, kur Kosova kalon çastet e fundit para zgjedhjeve të reja nacionale?
Përderisa organizmat politik të Kosovës, e fokusojnë interesin e tyre te mërgata kosovare, që kryesisht jeton nëpër Evropë, për shqiptarët e “Luginës”, të mbetur nën Serbi, shfaqin fare pak interes.
Në këtë kontekst, problemi mbase është më i thellë.
Raportet e Kosovës me “Luginën”, që nga paslufta, janë sa të brishta aq edhe jo normale. Për shembull, qytetarët e “Luginës”, që qenë shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre, gjatë luftës së fundit, vazhdojnë të trajtohen në Kosovë, si qytetarë të dorës së dytë e të tretë. Ata edhe sot e kësaj dite, diskriminohen dhe keqtrajtohen nga organizmat e ndryshëm shtetëror të Kosovës. Janë qytetarë pa identitet e pa dokumente identifikuese. Si të tillë, ata edhe nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në Kosovë.
Popullata shqiptare e “Luginës” nuk kërkon nga Kosova diçka të pamundur. Ajo, me ngulm e shpresë, kërkon nga autoritetet shtetërore e politikat nacionale të Kosovës, që ta ndërrojë qasjen politike në raport me shqiptarët e kësaj ane. Mbase kjo edhe është e vetmja mënyrë, që kjo trevë etnike shqiptare mos ta përjetojë fatin e shpërnguljes në heshtje.
Agjendat e fushatave zgjedhore, të partive politike në Kosovë, edhe mund ta artikulojnë aty këtu problemin e shqiptarëve të “Luginës”, sa për ndonjë votë, por realisht nuk ka as edhe një tentativë të vetme, sa i përket ideve konkrete politike, për ta zgjidhur në të vërtetë, statusin e shqiptarëve të “Luginës”.
Përveç atyre njerëzve që janë shpërngulur në Kosovë, pas luftës, kryesisht nga zonat rurale të “Luginës”, kursi i shpërnguljes vetëm sa ka shënuar rritje me kalimin e kohës. Të shumtë janë njerëzit, pa perspektivë e të ardhme, që vijnë nga “Lugina”, e të cilët përfundojnë studimet në Kosovë a Shqipëri, e nuk kthehen kurrë në vendlindje. Madje edhe kjo kategori, mezi e integruar në dy shtetet amë, hasë në vështirësi të mëdha të integrimit.
Në vend se, këta njerëz të pajisen nga shteti i Kosovës me nënshtetësi e dokumentacione të identifikimit, pa pasur fare nevojë për dokumente shtesë, ata vazhdojnë të privohen nga këto të drejta elementare njerëzore.
Në këtë rrafsh, Kosova është dashur t’i pajisë tërë shqiptarët e “Luginës” me nënshtetësi. Do të kishte qenë një hap i mençur politik, për të mbrojtur materien shqiptare në këtë anë, në kohën kur këta banorë çregjistrohen nga librat e amzës e iu hiqet nënshtetësia e Serbisë.
Ndërkaq, bisedimet mes Kosovës e Serbisë, “Luginës” nuk i kanë sjellë as edhe një të mirë të vetme, duke mos harruar faktin se çështja e shqiptarëve të “Luginës” as edhe nuk është diskutuar gjatë këtyre bisedimeve.
Në rast se Kosova do të dëshironte të realizonte një reciprocitet të denjë e të barabartë me Serbinë, pos problemeve që i shkakton shqiptarëve të Luginës në këtë kontekst, ajo do t’mund t’i organizojë zgjedhjet add-hock në Luginë. Edhe ashtu, politikanët e Kosovës mbeten shumë të uritur për vota!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re