LAJMI I FUNDIT:

Kosovari gjendet i vetëvarur në një burg të Gjermanisë

Kosovari gjendet i vetëvarur në një burg të Gjermanisë

Siç ka bërë të ditur drejtori i burgut në Bielefeld, Gjermani, një i burgosur është gjetur në mëngjesin e të martës i vdekur në qelinë e tij.

Fjala është për një kosovar të moshës 41 vjeçare, i cili i ka marrë jetën vetes, shkruan westfalen-blatt.de.


I ndjeri ishte duke vuajtur dënimin për dy vepra penale: shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje me grabitje, transmeton albinfo.ch.

Ai do ta mbaronte vuajtjen jo më herët se në dhjetor të vitit 2019.

Me ndihmën e çarçafit të prerë në shirita, ai është varur në dollapin e qelisë së tij. Masat e marra për ndihmë kanë qenë tepër të vonuara. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Kosovari ndodhej në burg nga 24 maji i këtij viti.

Përgjegjësit e burgut në Bielefeld thonë se ai nuk kishte treguar shenja që çojnë në vetëvrasje, nuk kishte shenja depresioni, përcjell albinfo.ch. Ai, sipas drejtorit të burgut kishte qenë agresiv, por ndaj të tjerëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori