LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Prishtina qëndron mbrapa klanit Jabllanoviq

Simiq: Prishtina qëndron mbrapa klanit Jabllanoviq

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq deklaroi të hënën se “nuk ka dyshim se Prishtina po tenton të shkaktojë tensione” në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Simiq në një deklaratë për media kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të birin e tij Aleksandar i ka quajtur “klan në shërbim të Prishtinës”.


“Dje, aktivistët e Lista Serbe janë sulmuar, dje është sulmuar Serbia, pasi që nëse dikush kërcënon aktivistët e Lista Serbe, kërcënon sigurisht edhe shtetin tonë…Pra, nëse prokurori shqiptar liron dikë krahas dhjetë dëshmitarëve të cilët pohojnë se Aleksandar Jabllanoviq sulmoi aktivistët tanë, atëherë këtu gjërat janë plotësisht të qarta”, tha Simiq.

Sipas tij, populli serb duhet ta di se kush qëndron mbrapa “klanit Jabllanoviq” dhe seriozitetin e situatës. “Këtë nuk do t’ua lejojmë”, ka theksuar Simiq.