LAJMI I FUNDIT:

Përplasja PS-LSI për arsimin

Përplasja PS-LSI për arsimin

Debati mbi arsimin e lartë është kthyer në betejën e radhës mes PS-së dhe LSI-së. Mesditën e së hënës, Lindita Nikolla i është kundërpërgjigjur Kejdi Mehmetajt, e cila një ditë më parë e akuzoi atë dhe kryeministrin Edi Rama, se Reforma në Arsimin e Lartë është e dështuar dhe se është klienteliste.

Nikolla i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kejdi Mehmetajt, duke kërkuar prej saj përgjigje se, ku ishte ajo kur u mbyllën 22 universitete private dhe si kanë qenë marrëdhëniet e LSI-së me universitetet e mirënjohura, sipas saj, për shitje diplomash.

Më tej, Nikolla evidenton përparësitë e Reformës në Arsimin e Lartë, e cila sipas saj forcon universitetet publike dhe u jep autonomi të plotë atyre. Gjithashtu, ky ligj – sipas saj, – u jep një mundësi më të mirë studentëve që të zgjedhin degët që duan, raporton TCH.


E në fund, ish-ministrja e Arsimit i drejton edhe një thirrje nënkryetares së LSI-së.

“Pres të dalësh e të bësh thirrje që të ndëshkohet kushdo që mashtron maturantët, duke iu ofruar tezën imagjinare në këmbim të kartës së identitetit dhe të eurove për kartën e prindërve. Bashkohu dhe ti me mua për ta denoncuar këtë mashtrim! E para, nuk ka asnjë mundësi, për askënd, që teza e sekretuar e Maturës Shtetërore, me disa nivele sigurie, të dalë. E dyta, ky është trefish krim: njerëzor, shoqëror dhe elektoral. E treta, gënjeshtra nuk mund të jetë kurrë një shans për të gjithë”, mbyll postimin Nikolla.

Por e menjëhershme ishte dhe përgjigjja e nënkryetares së LSI-së, e cila i kujton ish-ministres diplomën e saj të marrë në një universitet privat.

Duke u ndalur te shitja e tezave, Mehmetaj nënvizon:

“Më mirë se unë, e dini ju që asnjëri prej nesh në LSI nuk mund të premtojë teza apo nota provimesh, pasi ky është një proces që e kontrolloni vetëm ju të PS-së. Sikundër po ju paralajmëroj se do të kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të gjitha rastet e drejtuesve të gjimnazeve të Tiranës, apo edhe qyteteve të tjera, që premtojnë fshirjen e mungesave në këmbim të votës për partinë tuaj”, mbyllet postimi i kandidates për deputete të LSI-së në Tiranë, e cila e fton ish-ministren në një debat për këtë temë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori