Shoqëria civile rritë bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave digjitale
![Shoqëria civile rritë bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/06/1-5-780x439.png)
Një grup i ekspertëve dhe aktivistëve nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Suedia, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova do të mblidhen në Prishtine për një konferencë dy-ditore mbi të drejtat digjitale. Këto të drejta nënkuptojnë kryesisht privatësinë, lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave, por edhe të drejta tjera që cenohen sidomos me shfrytëzim të internetit dhe teknologjive tjera digjitale ne përgjithësi. Konferenca organizohet nga dy OQJ Kosovare, LENS dhe KCIC ndërsa financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Shoqëria civile në Kosovë, ashtu sikur edhe në rajon dhe botë, ka ngritur vazhdimisht shqetësime për keqpërdorimin e teknologjisë dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut që rrjedhin nga to. Në këtë aspekt ishte sidomos e zëshme shoqata për privatësi, media dhe teknologji LENS nga Prishtina, e cila është edhe bartës i këtij projekti. Në vitin 2016 është themeluar një rrjet i organizatave për mbrojtjen e të drejtave digjitale ku po ashtu bëjnë pjesë edhe STIKK, KDI, PEN, IKS, KS-Kosova, EC, QTSGJ, FIT, QKSS, INDEP, CSD, Kosovo 2.0 si dhe rrjeti CIVIKOS. Ky grup në vazhdimësi është duke i ngritur kapacitetet dhe forcuar bashkëpunimin me palët tjera me interes, si institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare. Vlen të veçohet bashkëpunimi i mirë me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por edhe me autoritete tjera.
Pjesë e rëndësishme e përpjekjeve është edhe rrjetëzimi me organizata ndërkombëtare të cilat merren me këto çështje, prandaj edhe konferenca ku po marrin pjesë disa nga ato më të suksesshme dhe më eminente. Në Prishtinë me 7 dhe 8 Qershor, pra të mërkurën dhe të enjten, të interesuarit do të kenë rast të dëgjojnë prezantime nga Privacy International, Digital Rights Ireland, DEMOS, Big Brother Watch UK, si dhe aktivistë dhe akademik tjerë nga perëndimi dhe rajoni.
Në fjalët e ekspertit ndërkombëtar të angazhuar në projekt, Petrus Theuntisz, “Shoqëria civile e Kosovës i bashkohet një koalicioni të fuqishëm ndërkombëtar i cili po kontribuon ruajtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në një formë tërësisht të re dhe deri vonë të panjohur.”
Konferenca do të zgjasë dy ditë, me pjesën paradite të dedikuar për prezantime ndërsa pas dite për panele tematike, ku do të diskutohet mbi balancën në mes të sigurisë dhe privatësisë, përhapjes së radikalizmit në internet, lirisë së mediave dhe privatësisë, organizimit të shoqërisë civile dhe agjendës së përbashkët, si dhe qasjes së gjyqësorit.
Për më shumë informata, vizitoni www.digitalrightskosovo.com.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rrjeti i PlayStation rikthehet online pas një ndërprerje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-9-380x233.png)
Rrjeti i PlayStation rikthehet online pas një ndërprerje
![Apple po vjen me një tjetër telefon – gjithçka që dihet për iPhone SE të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-5-380x233.png)
Apple po vjen me një tjetër telefon – gjithçka që dihet për iPhone SE të ri
![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet – FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t’i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet – FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t’i fshijnë menjëherë këto mesazhe
![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
![A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-18-780x439.png)
A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?
![OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-6-780x439.jpg)
OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
![A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-4-780x439.jpg)
A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind
![Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_9-9-780x439.jpg)
Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi