LAJMI I FUNDIT:

Trump zotohet se do ta mbështesë Britaninë

Trump zotohet se do ta mbështesë Britaninë

Presidenti amerikan Donald Trump i mëshoi të ashtuquajturit “ndalim i hyrjeve në SHBA” të shtunën, pas sulmeve terroriste në Londër ndërkohë që u zotua të mbështeste Britaninë.

Pa iu referuar në mënyrë eksplicite Londrës, Trump shkroi në profilin e tij personal në Twitter: “Ne duhet të jemi të zgjuar, vigjilentë dhe të rreptë. Ne kemi nevoja që gjykatat të na kthejnë mbrapsht të drejtat tona. Ne kemi nevojë për ndalimin e hyrjeve si një masë plus për sigurinë.

Tetë minuta më vonë ai shkroi sërish: “Megjithatë, çfarëdo që SHBA mund të bëjë për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe, ne do të jemi atje. Ne jemi me ju, Zoti ju bekoftë.”


Por Cecilia Wang, zëvëndësdrejtore e Unionit për Liritë Civile në Amerikë e akuzoi me shpejtësi Trump për shfrytëzimin e situatës: “Ne duhet të zemërohemi kur Presidenti shfrytëzon një krim të tmerrshëm e të dhunshëm për të nxitur politikën e tij diskriminuese dhe të paligjshme,” ka shkruar ajo në TWitter.

Edhe Sekretarja e Shtetit të Kentaki, Alison Grimes, një demokrate, tha se Trump ishte duke nxitur frikë dhe urrejtje me reagimin e tij.

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Kalo në kategori