LAJMI I FUNDIT:

Përse pronarët e qenve janë partnerë potencialë më të mirë?

Përse pronarët e qenve janë partnerë potencialë më të mirë?
Full length shot of senior couple walking their pet dog along the beach in morning. Mature couple on morning walk with their pet dog.

Të sinqertë, besnikë dhe plot dashuri – a janë pronarët e qeneve partnerë idealë?

Tashmë të gjithë e dinë se si qeni është miku më i mirë i njeriut. Jeta me të adhuruarin shtëpiak i ndryshon shprehitë dhe i vendos ndryshe prioritetet.

Çfarë e bën pronarin e të adhuruarve shtëpiakë më ndryshe se të tjerët?


Nuk frikësohen nga devotshmëria

Kush ka qen, nuk është i mësuar me vetminë dhe me atë rast ka mësuar që egon e vet ta lërë në plan të dytë. Të kesh qen nuk është vetëm argëtim, sepse kërkon edhe përgjegjësi.

Janë aktivë

Pronarët e qenve shpesh e kalojnë kohën duke shëtitur në natyrë. Përgjithësisht janë të hapur ndaj aventurave dhe aktiviteteve të cilat përfshijnë edhe qëndrimin jashtë shtëpisë.

Janë plot dashuri

Të gjitha qenieve të gjalla u nevojitet kujdesi. Përkëdhelje me orë të tëra, shëtitje e përbashkët dhe momente intime plot dashuri. Pronarët e qenve dinë të dashurojnë me butësi, transmeton Telegrafi.

Janë besnikë

Janë të mësuar të kujdesen për të adhuruarit e tyre dhe posaçërisht e vlerësojnë besnikërinë e tyre. Prandaj është më se e sigurt që pikërisht këtë karakteristikë më së shumti e vlerësojnë në lidhjet me partnerin.

Praktikisht tashmë kanë familje të vogël…

…gjë që do të thotë se nuk kanë frikë të hapin zemrën e tyre. Qentë kërkojnë përkushtim, i cili nevojitet edhe për lidhje të suksesshme.

Koha e argëtimeve të çmendura është e kaluar e tyre

Të kalosh natën nëpër klube dhe të flesh tërë ditën nuk është e zakonshme për pronarët e qenve. Ajo fazë shpesh për ta ka përfunduar. Janë të kujdesshëm ndaj obligimeve siç janë: shëtitja herët në mëngjes, ushqimi i rregullt dhe kujdesi i plotë.

Forcë qëndrueshmërie

Çdokush që ndonjëherë ka rritur këlyshë, e di se sa është e mundimshme. Pra, nëse ndonjëherë keni njohur ndonjë pronar qensh, i cili të adhuruarin e vet e ka nën kontroll, mund të supozohet që ai person është i qëndrueshëm, i durueshëm dhe plot energji, të cilat janë karakteristika shumë të rëndësishme në një marrëdhënie. /Telegrafi/