LAJMI I FUNDIT:

Kekenovski: Nuk është etike që Gruevski të mbetet në krye të partisë

Kekenovski: Nuk është etike që Gruevski të mbetet në krye të partisë

Zërat se Nikolla Gruevski do të largohet nga kryesimi i OBRM-PDUKM-së kohëve të fundit janë shtuar. Ish-anëtari i lartë i kësaj partie, Jove Kekenovski, thotë se nuk është etike që Nikolla Gruevski të mbetet në krye të kësaj partie edhe më tej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është në rregull që ai të mbetet në këtë pozitë. Ai arriti që të na armiqësojë me gjithë botën, ndërsa neve në brendi të partisë arriti që ta na ndajë. Do të duhet që anëtarësia e partisë të marrë guximin, në fakt të tregojë vetëdije se ky lider më nuk i nevojitet Republikës së Maqedonisë, dhe aq më pak OBRM-PDUKM-së. Me deklaratën e tij të fundit tani më është e qartë se ai nuk e ka për qëllim që partia të kthehet në pozitat, të cilat i ka pasur dhe të mbijetojë si parti politike. Ai partinë po e shfrytëzon për interesat e tij personale, e shfrytëzon për të shpëtuar”, tha Jove Kekenovski, ish-anëtar i OBRM-PDUKM-së.


Gruevski mbrëmë në intervistën për TV Alfa deklaroi se OBRM-PDUKM-së do të ketë riogranizmin të plotë me kuadro të reja dhe se së shpejti do të kthehet në pushtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama rekomandon institucionet t’i lirojnë punëtorët më herët nga puna: Parashihen të reshura me intensitet të lartë

Rama rekomandon institucionet t’i lirojnë punëtorët më herët nga puna: Parashihen të reshura me intensitet të lartë

Prishtina
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Lajme
E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë

E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë

Lajme
Tri vite burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici dhe një vit heqje lirie për Alma Kacin

Tri vite burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici dhe një vit heqje lirie për Alma Kacin

Lajme
MPJ thërret qytetarët e Maqedonisë që të largohen nga ky vend

MPJ thërret qytetarët e Maqedonisë që të largohen nga ky vend

Lajme
Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori