LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i parave në Shqipëri. 411 raste vitin e kaluar, të përfshirë edhe personat nga politika (Video)

Pastrimi i parave në Shqipëri. 411 raste vitin e kaluar, të përfshirë edhe personat nga politika (Video)

Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave referoi vitin e kaluar 411 raste në prokurori dhe Policinë e Shtetit si të dyshimta për pastrim parash.

Shifra bëhet publike në raportin vjetor të këtij institucioni. Sipas raportit, gjatë vitit 2016 në njësinë e inteligjencës financiare janë raportuar 1.290 transkasione të dyshimta.


Por, pas shqyrtimit, nga ky institucion janë konstatuar si të dyshimta për pastrim parash 411 raste. Sipas raportit, mes të dyshuarve janë edhe katër persona të ekspozuar politikisht, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave nuk ka kompetenca hetimi. Ajo analizon rastet e dyshimta, që sinjalizohen kryesisht nga bankat, noterët dhe shoqëritë e transfertave monetare.

Pas analizës, rastet për të cilat njësia e inteligjencës financiare konstaton se ka rrezikshmëri të lartë për pastrim parash apo financim terrorizmi ia përcjell për hetime penale prokurorisë ose policisë.

Por, edhe pse nuk ka kompetenca hetimi, DPPPP ka të drejtë të sekuestrojë shumat e përfshira në transaksionet e dyshimta. Sipas raportit, vitin e kaluar kjo drejtori sekuestroi 28.7 milionë euro, nga të cilat 8 milionë u bllokuan përfundimisht. /Top Channel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori