Ish-kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, e cila së fundi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në mediet serbe për rastin e ish-presidentes Atifete Jahjaga.
Përmes një letre të hapur dërguar medieve beogradase, Xharra ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve në Serbi për ta mos lejuar pjesëmarrjen e ish-presidentes Jahjaga, në festivalin “Mirëdita, dobar dan”, ku ishte ftuar që të flasë në promovimin e librit “Dua të më dëgjojnë – Libri i kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë”.
Në letrën e saj, siç raportojnë mediet serbe, Xharra është shprehur se politika e sotme e Beogradit zyrtare dëshmon se mentaliteti në Serbi nuk ka ndryshuar nga ai i kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Në vijim po ua sjellim tekstin e plotë të letrës së Arbana Xharrës dërguar bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë:
“Serbia mund t’i ndalojë ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, dhe të tjerët që të flasin në Beograd për krimet e kryera në Kosovë, por ajo nuk mund ta heshtë zërin e viktimave të luftës që kërkojnë drejtësi. Politika e sotme e Beogradit dëshmon se mentaliteti në Serbi nuk ka ndryshuar nga ai i kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, me dallimin e vetëm se sot ka një frikë nga izolimi ndërkombëtar i Serbisë. Kurse vetë bashkësia ndërkombëtare po vazhdon ta izolojë Kosovën, edhe pse ne jemi viktima, ndërsa agresorit ajo ia ka hapur derën për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zyrtarët kosovarë duhet të reagojnë në Bruksel për trajtimin e pabarabartë me shtetet e tjera të Ballkanit. Pse po i jepet kaq shumë fuqi dhe pushtet Vuçiqit, vetëm sepse ata ju kërcënojnë me Rusinë?! Ne nuk e kemi Rusinë sikur që e ka Beogradi, për t’i vendosur kushte Evropës. Ne nuk duhet t’i vendosim kushte Evropës. Ne jemi 10 milionë shqiptarë. Jetojmë në dy shtete e gjysmë. Ne kemi tre milionë vëllezër që jetojnë në Evropë, e ata janë qytetarë shembullorë evropianë, dhe të cilët atje paguajnë taksa”,ka shkruar Xharra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
Sanksionet shtesë nga Biden, Taravari: Qeveria aktuale i respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?