LAJMI I FUNDIT:

Macron: Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme

Macron: Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të premten se marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike do të përmbushet pavarësisht njoftimit të Donald Trump për tërheqjen e SHBA-ve.

Ai këto komente i bëri pas takimit me prefektin e Parisit En Idalgo dhe atë të New Yorkut, Michael Bloomberg në Paris, transmeton Reuters.

“Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme dhe do të përmbushet pasi që është përgjegjësi jona”, deklaroi Macron.


Reuters më herët njoftoi se Trump personalisht përmes telefonit u ka shpjeguar liderëve të Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Kanadasë se SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit.

Trump ka bindur liderët se SHBA mbetet e përkushtuar ndaj Aleancës Trans-atlantike dhe se do të forcojë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Më herët Italia, Franca dhe Gjermania në kumtesën e përbashkët shprehën keqardhje për shkak të vendimit të Trump për t’u larguar nga marrëveshja kundër ndryshimeve klimatike dhe hodhën poshtë sugjerimin e tij se pakti global mund të rishqyrtohet, transmeton KosovaPress.

Trump ka thënë se SHBA do të ndërpresë zbatimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Parisit.

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori