LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet autokolona e ushtarëve shqiptarë në Greqi

Bllokohet autokolona e ushtarëve shqiptarë në Greqi

Një forcë ushtarake shqiptare që udhëtonte tranzit në territorin grek drejt Rumanisë është bllokuar prej protestuesve të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian, në Greqinë veriore.

Sipas burimeve lokale, dy autobusë me ushtarë dhe 20 makina shoqëruese të tyre, që po udhëtojnë në kuadër të një stërvitjeje të NATO-s, të quajtur Noble Jump, janë bllokuar dhe nuk lejohen të kalojnë drejt kufirit.


Lëvizja e forcave ushtarake ishte paralajmëruar më parë dhe ka vijuar normalisht gjatë ditëve të fundit, ku sipas njoftimeve kanë kaluar nëpër territorin grek forca ushtarake nga pothuaj gjithë vendet perëndimore, anëtare të NATO-s, përveç shqiptarëve, për të cilët protestuesit kërkojnë të kthehen mbrapsht, transmeton tch.

Vlen të përmendet se në zonë ka forca të shumta të policisë dhe nuk kërcënohet aspak jeta e ushtarakëve tanë. Qeveria greke ka premtuar se gjatë orëve në vazhdim do të hapet rruga dhe autokolona e ushtarëve shqiptarë do të vazhdojë normalisht rrugën.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori