Aleatët dhe rivalët e Shteteve të Bashkuara e dënuan vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja klimatike e Parisit, duke hedhur poshtë ofertën e tij për të rinegociuar marrëveshjen.
“Ne jemi të bindur se marrëveshja nuk mund të rinegociohet”, kanë thënë udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë në një deklaratë të përbashkët ku thuhet se vendimi i Trumpit është për “keqardhje”.
Me anë të kësaj deklarate këto vende i kanë bërë thirrje dhe vendeve të tjera të botës “të përshpejtojnë veprimet për të luftuar ndryshimet klimatike”.
Këto deklarata vijnë pas vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që SHBA-ja të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.
Trump tha se ai “brengoset thellësisht për mjedisin”, porse “nuk mund të mbështesë një marrëveshje që ndëshkon SHBA-në”.
Ai tha se do të nisë negociatat “për të rihyrë në Marrëveshjen e Parisit, ose në një marrëveshje krejtësisht të re”.
Presidenti francez Emmanuel Macron, i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump përmes telefonit, se në marrëveshje “nuk kishte vend për ri-negociim”.
“Nuk do të ketë plan B, sepse nuk ka planet B”, ka thënë më pas Macron, përmes një paraqitjeje televizive.
“Ne, në asnjë mënyrë nuk do të negociojmë një marrëveshje më pak ambicioze”.
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e ka quajtur vendimin e presidentit Trump “të gabuar”.
Edhe aleatët e afërt të SHBA-ve, Britania e Madhe, Gjermania dhe Japonia kanë shprehur “keqardhjen” dhe “zhgënjimin” për largimin e SHBA-ve nga Marrëveshja e Parisit.
Kina e ka vlerësuar vendimin e presidentit Trump, si “pengesë globale”, sipas agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Xinhua e hodhi poshtë arsyetimin e Trumpit se largimi nga marrëveshja “është bërë për ruajtur interesat e SHBA-ve. “
“Ne vetëm mund të supozojmë se Trump ka arsye shumë të mira për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit dhe se është në dijeni për implikimet që mund t’i ketë Amerika pas largimit nga marrëveshja historike”.
Rusia ka thënë se edhe pse e ka “respektuar” vendimin e Trumpit, ajo nuk planifikon që të “braktisë” marrëveshjen.
“Rusia është e përkushtuar ndaj marrëveshjes”, ka thënë zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov për agjencinë e lajmeve TASS. “Është pretendim i gabuar se marrëveshja e Parisit është e njëanshme ose jofitimprurëse”.
Në Shtetet e Bashkuara, Trump mori reagime të përziera. Republikanët në Kongres kanë lavdëruar guximin e tij në sfidimin e 194 vendeve të tjera që u bashkuan me marrëveshjen, duke hedhur poshtë atë që ata e quajtën si marrëveshje “të papërpunuar” për Shtetet e Bashkuara.
Në anën tjetër, demokratët e kanë kritikuar vendimin e tij dhe e kanë konsideruar largimin nga Marrëveshja e Parisit, si “tragjedi për mjedisin” dhe “heqje dorë nga udhëheqja” e skenës botërore. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin ‘verdiktin e tyre’ pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet