LAJMI I FUNDIT:

Bën vetëvrasje personi që shpërtheu kazinon në Manila ku mbetën të vdekur 34 persona

Bën vetëvrasje personi që shpërtheu kazinon në Manila ku mbetën të vdekur 34 persona

Një person i armatosur ka vrarë veten të mërkurën, pas shpërthimit në një kazino të Manilas ka thënë policia e Filipineve.

Policia bëri të ditur se ata kanë gjetur 34 persona të vdekur në kazino, të cilët me sa duket vdiqën nga asfiksia, ndërsa kazinoja po digjej.


Motivet e vrasjes nuk janë bërë të ditura dhe Policia ka thënë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizëm.

Shefi i Policisë Kombëtare Ronald dela Rosa i ka thënë radios DZM se njeriu mund të ketë qenë duke u përpjekur për të vjedhur.

Herët në mëngjes, trupi i të dyshuarit të armatosur u gjet në një dhomë hoteli në kompleksin pranë aeroportit ndërkombëtar në Manila.

Sipas policisë, i dyshuari kishte vrarë veten duke e ndezur veten me benzinë .

Zyrtarët thanë se të paktën 54 vetë u lënduan në zjarrin e kazinosë, si dhe gjatë betejës së njeriut me policinë. Disa janë të lënduar rëndë, pasi nxituan të shpëtonin, për shkak që, fillimisht kishte dyshime se ishte një sulm terrorist.

Shefi i Policisë gjithashtu ka paralajmëruar se grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS) mund të pretendojë gabimisht se qëndron prapa incidentit. Kjo pasi ushtria e vendit po lufton militantët e lidhur me Shtetin Islamik, për kontrollin e qytetit mbizotërues mysliman të Marawit në ishullin jugor të Mindanao. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori