Në fshatin Braboniq, në të cilin ka lindur shefi i PDK-së Kadri Veseli, të hënën do të nisë ndërtimi i shkollës fillore që kushton 1.2 milion euro dhe financohet direkt nga Ministria e Arsimit, të cilën e udhëheq zyrtari i lartë i kësaj partie, Arsim Bajrami. Për projektet në komunat që udhëheq LDK-ja po angazhohet kryesisht ministri Lutfi Zharku. Edhe LVV-ja, edhe AAK-ja këto ditë kanë kontraktuar projekte të mëdha në Prishtinë, në Deçan,…
Ministria e Arsimit është kujdesur që t’ua ndërtojë një shkollë supermoderne, në vlerë prej hiç më pak se 1.2 milion eurosh, bashkëfshatarëve të kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Të hënën e ardhshme, gjashtë ditë para se të votohet për zgjedhjet e përkohshme parlamentare, kompania që e ka fituar tenderin “Standard Plus” do t’ia nisë punimeve për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Braboniq të Mitrovicës, fshat ky në të cilin ka lindur kryeparlamentari Kadri Veseli.
Vlen të ceket se edhe pse është në komunë të Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga Agim Bahtiri i AKR-së, ky projekt është financuar nga Ministria që drejtohet nga Arsim Bajrami, kandidat për deputet të PDK-së.
Për ndërtimin e një shkolle kaq moderne, e cila nuk është ndërtuar as në qendrat më të mëdha të Kosovës, kontrata është nënshkruar gjatë muajit të kaluar (prill), derisa fillimi i punimeve është neglizhuar deri në afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, ndonëse një gjë e tillë është mohuar nga kompania kontraktuese. /Zëri/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
A don me mësu qysh me editu video?
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore