LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet makina e Policisë së Shqipërisë, një i vdekur, tre të plagosur

Aksidentohet makina e Policisë së Shqipërisë, një i vdekur, tre të plagosur

Një efektiv policie në detyrë ka ndërruar jetë dhe tre kolegë të tij janë plagosur pasi mjeti i tyre, tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga.

Lorent Duli, 27 vjeç, mësohet se është emri i efektivit që ka ndërruar jetë, në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Fitore të Devolllit.

Ndërkohë që tre efektivët e tjerë bëhet e ditur se janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.


Punonjësit e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.