LAJMI I FUNDIT:

Deskovska: Nuk do të ketë testim ekstern

Deskovska: Nuk do të ketë testim ekstern

Ministrja e ardhshme për arsim, Renata Deskovska, sot në një konferencë për shtyp në Kuvend ka porositur se nuk do të ketë testim ekstern, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Puna e zhbllokuar e Kuvendit dhe është bërë marrëveshje për disa komisione mes të cilëve edhe Komisioni për arsim dhe se nesër në rend dite do të jetë testimi ekstern. Shpresoj se opozita do të bashkëpunoj dhe nëse është nevoja do të punojë të shtunën edhe të dielën, madje mund të përdoren edhe variante rezervë, si autorizimi i ministrit, për ndryshim të këtij ligji’, tha Deskovska.

Më herët, edhe deputetët e LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Pavle Bogoevski, në Facebook, njoftuan për ndërprerjen e testimit ekstern. /Telegrafi/