LAJMI I FUNDIT:

ARS u ndan shpërblime programerëve më të mirë të vitit në Maqedoni

ARS u ndan shpërblime programerëve më të mirë të vitit në Maqedoni

Agjencia për të rinj dhe sport sot ka ndarë kupona për pesë programerët më të mirë të rinj. Ngjarja organizohet për të tretin vit me radhë në kuadër projektit të përbashkët ‘I riu më i mirë programer’ me fakultet të shkencave të informatikës dhe kompjuterike dhe Shoqata e informaticientëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tre vendet e para dhe 40 mijë denarë i fituan Vlladimir Maksimovski, Filip Mihov dhe Marko Çallasan, ndërsa Dimitar Bajraktarov dhe Martin Dinev janë fitues i kuponës prej 20 mijë denarëve. Përndryshe programerët më të mirë të Fakultetit të informatikës do të marrin bursë për studime falas në fakultet, njoftim AIM.


Drejtori ARS Marja Spaseski, deklaroi se projekti është pjesë e Agjencisë për ngritje të vetëdijes dhe inkurajuese të të rinjve që të tregojnë dhe zhvillojnë talentin e tyre, por njëkohësisht edhe mundësinë për të nxitur të rinjtë e shkollave të mesme për vazhdimin e tyre në arsim dhe shkencat e teknologjisë.

Në garë kanë marrë pjesë 500 pjesëmarrës, kurse më të mirët janë zgjedhur nga ana e komisionit profesional e formuar nga Shoqata e informaticientëve të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori