Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli komentoi sot shumë ashpër zhvillimet në Partinë Demokratike.
Ajo, së bashku me Arben Imamin, në këtë moment janë duke shpallur një lëvizje të re politike në Partinë Demokratike. Konferencën, Topalli e parapriu me një moment kur thotë se “prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk është më Partia Demokratike e Dhjetorit 1990”.
“Jo pse mungoj unë në listën e deputetëve, por sepse shpirti i Partisë Demokratike është zëvendësuar me llogarinë e ftohtë të Republikës së Re”, shkruan Topalli.
Më tej, thotë se e di se ata pak demokratë që kanë mbetur dhe që numërohen me gishtat e njërës dorë janë edhe më zemërthyer se ajo, sepse do të bëjnë fushatë për diçka që nuk e besojnë, që nuk është e tyrja: për Republikën e Re të Lulzim Bashës. Topalli thotë se e ka ditur që në fillim se Lulzim Basha po zhbënte Partinë Demokratike, se ai kurrë nuk ka luftuar për asnjë fitore të Partisë Demokratike dhe se e vetmja axhendë e tij ka qenë ajo personale. Topalli shpjegon ngjarjet dhe thotë se shumë demokratë “që u mërzitën me mua kur i kërkova Lulzim Bashës të mos bojkotojë zgjedhjet”.
Ajo thotë se e dinte që Lulzim Basha po e përdorte shpirtin e demokratëve, revoltën e tyre kundër Edi Ramës, për të mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramën. Dhe ashtu u bë! Kauza për zgjedhjet e lira e të ndershme u verifikua si një kauzë e rreme e Lulzim Bashës.
“I rremë” është fjala që e përshkruan më mirë kryetarin e Republikës së Re, sipas Topallit. I rremë, thotë Topalli, për premtimin e madh dhe të pambajtur për ringritjen e Partisë Demokratike, që u shndërrua në një grusht njerëzish servilë të kryetarit apo klientë të familjes së tij. Ish-nënkryetarja e PD-së thotë se “nga dita që u vu në krye të PD-së, Lulzim Basha nuk i konsideroi kurrë anëtarët e thjeshtë si aksionerë të PD-së, por e përdori logon e opozitës si ndërmarrje private biznesi me aksionerë familjarë”.
Të rremë e quan ajo edhe për premtimin e madh dhe të pambajtur se do të bashkonte dhe ribashkonte PD-në për të forcuar shtyllën kurrizore të PD-së, që përfundoi në një karrige me rrota, të cilën e shtyn herë me Ramën, herë me Metën, por asnjëherë me demokratët.
Të rremë e quan edhe për premtimin e madh dhe të pambajtur se PD-ja do të jetë gardiane e pakompromistë e interesit publik. Ajo thotë se “me përjashtim të dy viteve të fundit, Lulzim Basha, kreu i Republikës së Re, ka qëndruar 11 vjet në majat e pushtetit, 4 prej të cilave në krye të Bashkisë së Tiranës, ku nuk la asnjë gjurmë në favor të interesit publik. Përkundrazi! Modelin klientelist familjar e bëri model të drejtimit dhe vendimmarrjes në Partinë Demokratike. I rremë edhe për premtimin më të madh të jetës 2-vjeçare në opozitë, atë të Republikës së Re pa oligarkë, të cilët Lulzim Basha ditën i mallkon, ndërsa natën darkon familjarisht në vilat e tyre luksoze”.
Më e rënda, thotë Topalli, është se për Lulzim Bashën nuk është problem as fakti se PD-ja rrezikon më të keqen! Atij i mjafton që të jetë në krye dhe të mbajë logon e vulën e PD-së. “Do të isha edhe unë si Kryetari i Republikës së Re, e rreme, po të thosha se nuk do të doja të isha në Parlament. Por, fatmirësisht, nuk jam e rreme”, shkruan Topalli.
Ajo thotë se do të donte të ishte në Parlament në listën e PD-së dhe jo në listën “Basha”. Topalli thotë se Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij e Re nuk ka ndonjë ndryshim nga “Rilindja”.
Topalli lajmëron se do të qëndrojë në politikë, nga jashtë Parlamentit, ku thotë se do të ngrihet kundër çdo padrejtësie dhe çdo akti korruptiv, që ushqen shqiptarët me bindjen se ky vend nuk bëhet.
“Unë besoj se Shqipëria mund të bëhet me politikanë të pakorruptuar, me autoritet dhe integritet të lartë moral. Çdo gjë varet nga shqiptarët. Tani është koha”, thotë Topalli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025