LAJMI I FUNDIT:

Ky ishull në Japoni ka 80 mijë artefakte, dhe guxojnë ta vizitojnë vetëm meshkujt, kurse femrave u ndalohet rreptësisht (Foto/Video)

Ky ishull në Japoni ka 80 mijë artefakte, dhe guxojnë ta vizitojnë vetëm meshkujt, kurse femrave u ndalohet rreptësisht (Foto/Video)

Ishulli i vogël japonez Okinoshima është shtëpia e mbi 80 mijë artefakteve me vlerë, të cilat shteti i ka marrë si dhuratë nga mysafirë të huaj, ku përfshin një gamë të gjerë të gjërave të ndryshme nga perlat e deri tek shpatat, shkruan Independent.

Sendet e vlefshme mund t’i shikojnë vetëm burrat, pasi që femrave u ndalohet rreptësisht të vizitojnë këtë ishull, transmeton Telegrafi.


UNESCO është duke e shqyrtuar mundësinë që ishullin Okinoshima ta fusë në listën e trashëgimisë botërore, kurse vendimi lidhur me këtë pritet të bëhet publik në korrik në Krakov të Polonisë.

Në ishullin Okinoshima në pjesën jugore të Japonisë, ekzistojnë tre tempuj të vogël të Shintos, ku sipas traditës së Shintos, grave nuk u lejohet të vizitojnë këtë ishull.

Ndërkaq, meshkujt me të mbërritur në këtë vend duhet të qëndrojnë lakuriq, duke respektuar rregullat strikte të “pastrimit”. Dhe në momentin që largohen nga ishulli, nuk guxojnë të marrin asgjë me vete as me të volin guralecë, dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë të flasin për udhëtimin e tyre në këtë ishull.

Sipas dispozitave aktuale, burrave u lejohen të vizitojnë këtë ishull vetëm një herë në vit, më 27 maj, në kujtim të japonezëve dhe rusëve që vdiqën në këto ujëra në vitin 1905.

Ujërat rreth Okinoshëm kanë qenë të rëndësishme për zhvillimin e tregtisë, që lidh Japoninë me Kinën dhe Gadishullin Korean nga shekulli 4 deri në 9.

Asokohe tempujt Shinto i kanë shfrytëzuar për t’iu lutur perëndive për një jetë më të mirë, ku rregullisht dërgoheshin dhurata të ndryshme nga vende të ndryshme të botë, nga shpata, bizhuteritë e deri tek pasqyrat. Falë këtyre artefakteve, ky ishull mund ta fitojë statusin e trashëgimisë botërore.

Edhe pse është e paqartë se pse grave u ndalohet shkuarje në këtë ishull, disa besojnë se arsyeja kryesore qëndron tek cikli menstrual i grave, të cilat konsiderohen të “papastra” në ishull.

Derisa një grup tjetër beson se grave u ndalohet shkuarje në ishull, pasi udhëtimi konsiderohej shumë vite më parë si i rrezikshëm, kurse meshkujt dëshironin t’i mbronin nënat dhe fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori