LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet për pastrim parash ish-presidenti i Barcelonës

Arrestohet për pastrim parash ish-presidenti i Barcelonës

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dhe bashkëshortja e tij Marta Pineda janë vënë në pranga nga policia spanjolle nën akuzën e pastrimit të parave.

Në operacionin e koduar “Rimè” u arrestuan edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve rezulton të jetë ish-presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Teikseira.


Sipas medias spanjolle, çifti Rosell pritet që të transferohet në Madrid, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur kontrollet në banesën e tij në Barcelonë dhe zyrat që ka në Leida, Girona, Andorra.

Mësohet se Sandro Rosell akuzohet se ka mundur të përfitojë 15 milionë euro nga të drejtat televizive të ndeshjeve të përfaqësuseses braziliane, duke bërë më pas edhe riciklimin e tyre nëpërmjet kompanive të krijuara në vende që funksionojnë si parajsa fiskale.

Operacioni “Rimè” nisi pas sinjalizimeve të ardhura nga FBI gjatë hetimeve të kryera në vitin 2015 për korrupsionin në FIFA, një vit pas dorëheqjes së tij si president i Barcelonës.

Pjesëmarrës në këtë çështje janë edhe Njësia e Krimit Ekonimik e Fiskal, Prokuroria dhe Gjykata. Ishte pikërisht gjykatësja Carmen Lamela ajo që urdhëroi kontrollet dhe arrestimin e Rosell.

Për më tepër, Lamela urdhëroi edhe sekuestrimin e 10 milionë eurove në depozita bankare, si dhe të pasurive të patundshme me vlerë 25 milionë euro.

Kjo çështje duket se nuk ka të bëjë aspak me atë të futbollistit Neymar në momentin e blerë nga Barcelona, për të cilën Rosell është i akuzuar për korrupsion.

Po kështu nuk ka asnjë lidhje me denoncimin e bërë nga Fondi Brazilian i Investimeve, DIS, në të ashtuquajturën “Çështja Neymar 2”.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori