LAJMI I FUNDIT:

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Mançester (Foto)

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Mançester (Foto)

Organizata terroriste ISIS, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Mançester, shkruan Indepedent.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë vrarë 22 persona dhe 59 tjerë janë plagosur, ku në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë, transmeton Telegrafi.


Shteti Islamik ka lëshuar një deklaratë në gjuhën arabe në të cilën lavdëron veprimin e kamikazit që terrorizoi Anglinë.

Identifikohet viktima e parë e sulmit në Mançester (Foto)
Lexo po ashtu Identifikohet viktima e parë e sulmit në Mançester (Foto)

Evropa gjatë dy viteve të fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste siç ishte ai në Nice të Francës, Berlin, Paris e Bruksel, ku humbën jetën qindra persona të pafajshëm. /Telegrafi/