LAJMI I FUNDIT:

Trupa të pajetë, persona të mbuluar në gjak e panik: Detaje nga sulmi në Manchester Arena (Foto/Video, +18)

Trupa të pajetë, persona të mbuluar në gjak e panik: Detaje nga sulmi në Manchester Arena (Foto/Video, +18)

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në sulmin terrorist në Mançester dhe 59 tjerë janë plagosur rëndë, pasi një kamikaz aktivizoi bombën artizanale në koncertin e pop këngëtares Ariana Grande në Manchester Arena.

Dëshmitarë të tmerruar nga ajo çfarë kishte ndodhur nuk mund të ndalnin lotët derisa kërkoni më të afërmit e tyre, derisa stacioni Victoria në Londër është evakuuar nga policia për shkak të një “pakoje të dyshimtë”, transmeton Telegrafi.


Bomba kishte shpërthyer pas përfundimit të koncertit, në kohën kur prindërit së bashku me fëmijët e tyre po largoheshin nga Manchester Arena.

Filmohet nga jashtë momenti i shpërthimit në Mançester (Video)
Lexo po ashtu Filmohet nga jashtë momenti i shpërthimit në Mançester (Video)

Ndërkaq, policia angleze, ka konfirmuar se sulmuesi është vrarë në momentin që aktivizoi bombën artizanale.

Në videot e publikuara më poshtë, mund të shihet edhe momenti kur shpërthen bomba dhe mbizotëron paniku në mesin e mijëra të rinjve që kishin shkuar për ta përcjellë nga afër këngëtaren e tyre të preferuar, në stadiumin me 21 mijë ulëse.

Shumë dëshmitarë e kanë përshkruar skenën e krijuar brenda stadiumit pas shpërthimit si një “zonë lufte”.

Pamje horrori nga shpërthimi në Manchester Arena (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamje horrori nga shpërthimi në Manchester Arena (Foto/Video)

Prindërit e tmerruar janë duke bërë të pamundurën të gjejnë të afërmit e tyre që janë zhdukur, dhe kanë humbur kontaktet nga momenti i shpërthimit të bombës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Botë
Kalo në kategori