LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Manchester Arena

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Manchester Arena

Numri i të vdekurve nga sulmi në Machester Arena ka shkuar në 22, ndërkaq 59 persona janë plagosur. Në mesin e të vdekurve raportohet se ka edhe fëmijë.

Shpërthimi ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncertit të pop këngëtares amerikane, Ariana Grande.


Shpërthimi në Mançester: Konfirmohen 19 të vdekur dhe 50 të plagosur (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shpërthimi në Mançester: Konfirmohen 19 të vdekur dhe 50 të plagosur (Foto/Video)

Policia e Mançesterit ka thënë se sulmuesi i vetëm mashkull, i cili vdiq në shpërthim, po mbante një pajisje shpërthyese të improvizuar e që e kishte shpërthyer, raporton BBC.

Ndryshe, të afërmit po përdorin edhe mediat sociale për të kërkuar për të afërmit e humbur.

Sekretari i Shtetit, Amber Rudd tha se ishte “një sulm barbar”.

Aktualisht, ky sulm po trajtohet si sulm terrorist derisa policia të ketë ndonjë informacion tjetër. /Telegrafi/