LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit të ISIS-it, ushtria siriane rimerr kontrollin në dy fshatra

Pas sulmit të ISIS-it, ushtria siriane rimerr kontrollin në dy fshatra

Ushtria siriane ka rimarrë kontrollin e plotë në dy fshatra qendrore nga grupi Shteti Islamik pas një sulmi, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz, transmeton AFP.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se trupat ushtarake së bashku me rezervistët aleatë rimorën fshatrat e Aqareb dhe Al-Mabujeh një ditë pas sulmit xhihadist.


Sulmi i ISIS-it vrau 25 civilë, në mesin e të cilëve edhe pesë fëmijë dhe 27 luftëtarë pro-qeveritar. Të paktën tre civilë, një burrë dhe dy fëmijët e tij u ekzekutuan me thikë.

Observatori raportoi se gjatë sulmit u vranë dhjetë luftëtarë të ISIS, i cili filloi në mëngjesin e hershëm të së enjtes.

Agjencia kombëtare e lajmeve SANA tha se 52 njerëz janë vrarë, 15 prej të cilëve ishin fëmijë, duke shtuar se shumica e viktimave ishin masakruar dhe ishin ekzekutuar me prerje koke.

ISIS  është duke bërë luftë mbrojtëse, në pjesën më të madhe të territorit, të cilin vazhdon ta mbajë akoma, kundrejt aleancës së luftëtarëve kurdë dhe arab, të cilët po përparojnë drejt bastionit më të rëndësishëm të ISIS-it, Raqa-s në veri të vendit.

Ushtria gjithashtu po lufton kundër grupit xhihadist në pjesën lindore të Aleppos.

Observatori ka raportuar se të paktën 22 trupa qeveritare dhe 40 luftëtarë të ISIS janë vrarë gjatë përleshjes në zonë gjatë 24 orëve të fundit.

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori