LAJMI I FUNDIT:

Vdes themeluesi i Fox News

Vdes themeluesi i Fox News

Ish-drejtuesi dhe themeluesi i Fox News, Roger Ailes ka vdekur në moshën 77-vjeçare, thotë familja e tij.

Në një deklaratë gruaja e tij Elizabeth tha se ishte “thellësisht e trishtuar dhe zemërthyer”, duke e quajtur atë një “patriot”.


Ailes udhëhoqi Fox News dhe konsiderohet një ndër zërat më të fuqishëm në mediat konservatore.

Ai dha dorëheqje vitin e kaluar pasi një numër punonjësish femra e akuzuan për ngacmim seksual.

Në atë kohë ai tha se po jepte dorëheqjen sepse ishte shndërruar në një “shpërqendrim”.

“Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, puna e tij në argëtim, në politikë dhe në lajme preku jetën e shumë miliona njerëzve”, tha zonja Ailes.